Si të ndryshoni stilin e shkronjave në mesazhet e ‘WhatsApp’

Aplikacioni WhatsApp me përditësimet e tij të fundit ka shtuar mundësinë për të shkruar me shkrim ‘bold’ dhe ‘italic’ në bisedat tuaja.

Fun

30/03/2016 05:00

Ndërkohë që veçoria e re u testua për herë të parë në version beta, tani është në dispozicion për përdoruesit të cilët përdorin versionin 2.12.17 në iOS dhe 2.12.535 për Android.

Por si përdoret? Është shumë e thjeshtë.

-Për të shkruar në bold mjafton që fjalën ta shkruajmë brenda yjeve, p.sh *bold*

-Për të shkruar në italic mjafton që fjalën ta shkruajmë brenda vizave poshtë, p.sh _italic_

-Ndërkohë mund dhe t’i kombinoni të dyja bashkë, p.sh _*bolditalic*_

oo