“Si të mos ketë interes nuk të do”, i moshuari thotë se lidhjet po bëhen për interes – flet për moralin e respektin
Faik Fazliu ka rrëfyer dhe krahasuar jetën e mëparshme dhe jetën e sotme në një intervistë për lajmi.net. Ai tregoi se rinia sot kanë humbur respektin për njëri-tjetrin dhe nuk është më si përpara. “Jeta më përpara ka qenë më e mirë, ka qenë më mirë, dashuria ka qenë më e mirë, komshinjtë mes veti…
Lajme
Faik Fazliu ka rrëfyer dhe krahasuar jetën e mëparshme dhe jetën e sotme në një intervistë për lajmi.net.
Ai tregoi se rinia sot kanë humbur respektin për njëri-tjetrin dhe nuk është më si përpara.
“Jeta më përpara ka qenë më e mirë, ka qenë më mirë, dashuria ka qenë më e mirë, komshinjtë mes veti kanë kaluar mirë, fëmijët kanë pasur respekt, pleqtë i kemi respektuar ne. Unë po ju tregoj, po më vie turp kur po kaloj para fëmijëve dhe pleqtë më nuk po i flasin fëmijëve. Më parë kemi pasur turp.”- tha Fazliu.
Ai tregon se si është respektuar fjala e më të vjetërve.
“Po, atëherë po, është respektuar fjala e më të vjetërve, ndërsa tani jo…”
“Pas lufte, njëherë në fillim respektonin njëri-tjetrin, e donin njëri tjetrin, tashmë të rinjtë nuk po dinë që ka Zot mbi kokë… Sepse morali është humbur”- tha Faik Fazliu.
I moshuari foli edhe për martesat dhe lidhjet që sipas tij sot bëhen vetëm për interes.
“Si mos të ketë interes, nuk të do…”
“Nuk po i duan të moshuarit tashmë, kur të rinjtë po i marrin gratë e tyre, ato nuk po i duan prindërit e burrit.”- tha ai.
Ai nuk la pa kursyer edhe burrat e sotëm dhe i quajti “burreca”.
“Burrat e sotit janë burreca, këto të rejat nuk po ua duan nënën e babën”
Gazetarja tutje e pyeti se çfarë këngë dëgjon, dhe çfarë mendon për këngët që bëhen sot.
“I dëgjoj shumë, ato këngë të vjetra, dëgjo, kur këndoheshin këngët atëherë, kënga e Hykmetës “oj Hykmete qysh po thu, pse babën e ke tradhtu”, kjo këngë ka vlerë, nuk mund të blihet me para, unë vetëm këto këngë dëgjoj.”- tha ai.
Më poshtë e keni intervistën e përgatitur nga gazetarja jonë:
/Lajmi.net/