Si të kuptohet “salto mortale” e LDK-së

Diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ata të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” (kërcimin vdekjeprurës, vendimin e rrezikshëm) të LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit të kësaj partie me PDK-në.

Lajme

01/12/2014 08:17

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë. Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prejse LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Por edhe në këto takime pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” (kërcimin vdekjeprurës, vendimin e rrezikshëm) e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit të kësaj partie me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai edhe ashtu nuk ka ndonjë të ardhme politike më. Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, citon Koha Ditore një diplomat të lartë evropian.

Por, për partnerin tjetër të koalicionit, pra Hashim Thaçin, diplomatëtn evropian thonë se e kanë pasur një partner të mirë.

“Ai ka treguar një përgjegjësi të lartë duke pranuar kompromiset në dialog me Beogradin. Kjo ka vlerën kryesore. A ka qenë ai dhe qeverisja e tij në Kosovë e mirë për qytetarët, kjo u takon atyre ta vlerësojnë”, ka thënë ky diplomat evropian, duke cituar një thënie që shpesh dëgjoihet në qarqet diplomatike për Thaçin: “Nuk është me rëndësi se a është ai djalosh i mirë apo i keq, me rëndësi është se me të mund të kryejnmë punë”.

Shumica e diplomatëve evropianë mendojë se Mustafa do të jetë Kryeministër, më shumë se Thaçi, së paku në këtë moment, por nuk do të luajnë më ndonjë lojë e cila do ta shkatërronte këtë lidhje.

“Thaçi nuk ka arsye. Ai edhe ashtu, pa marrë parasysh se çfarë posti formal do të ketë, do të vazhdojë të jetë aktori kryesor në politikën e Kosovës. Kështu ka qenë edhe kur ai ishte vetëm kryetar i PDK-së e Fatmir Sejdiu president shteti, ndërsa Agim Çeku, në emër të AAK-së kryeministër”, ka thënë një diplomat për Kohën Ditore.

Por, dy gjëra janë të rëndësishme për Bashkimin Evropain sa i përket krijimit të qeverisë së re.

E para është se ajo do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë nga Hashim Thaçi, dhe e dyta, se do ta votojnë Gjykatën Speciale, e cila të vetmen detyrë do ta ketë që të zhvilljë procese eventuale gjyqësore ndaj disa prej ish njerëzve kryesor të UÇK-së, shkruan Koha Ditore.