Si të fitoni para duke shikuar telenovelën ‘Game of Thrones’

Ndjekësit e telenovelës amerikane 'Game of Thrones' janë në pritje të episodës së parë të sezonit të tetë.

Fun

14/04/2019 19:20

Megjithatë, përmes shikimit të episodave, ju përveç se do të ballafaqoheni me dramat që ofron telenovela, mund edhe të fitoni para, transmeton lajmi.net.

Andy Webb, një bloger që shkruan për kursimin e parave, zbuloi në një transmetim në radio këtë javë se njerëzit mund të fitojnë para përmes shikimit të shfaqjes.

Për t’u paguar, ju nuk duhet të keni qenë ndonjëherë pjesë e kompanisë televizive ‘Now TV’ dhe gjithashtu të hapni në faqen ‘Cashback Quidco’.

“Si një anëtar i ri i Quidco, ju mund të fitoni bonuse nga regjistrimi”, tha Webb.

“Nëse regjistroheni në buletinin “Be Clever With Your Clash” ju do të merrni një kontratë prej 25 eurosh me Quidco”, deklaroi tutje ai.

“Merreni këtë shumë të nënshkruar nga Quidco dhe pastaj kërkoni nga ‘Now TV”.

“Kur futeni tek ‘Now TV’, do të shihni opsionin e rikthimit të 5-dollarëve sapo të blini pakon ‘Now TV Entertainment”.

Ai vazhdon të shpjegojë tutje se marrëveshja ka një opsion 3-mujor për pakon në 20 euro, shumë më pak se çmimi i zakonshëm. /Lajmi.net/