Si ta rrisni jetëgjatësinë e baterisë së iPhone me iOS 9?

Pasi e shkarkuan iOS 9.0.2, shumë përdorues raportuan probleme me jetëgjatësinë e baterisë së iPhone.

Auto & Tek

07/10/2015 09:32

Ky është një problem që shfaqet çdo herë kur iOS përditësohet. Edhe pse arsyet për dobësimin e baterisë janë lansimi i modeleve të reja dhe aplikacionet më të mëdha, ka disa këshilla të dobishme për ta përmirësuar jetën e baterisë.

Këto janë:
Kontrolloni se cilat aplikacione janë duke e shpenzuar baterinë tuaj
Edhe pse njerëzit e fajësojnë iOS 9 për baterinë, ai ka disa veçori të dobishme që ju ndihmojnë të ruani energjinë e baterisë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni se sa shumë bateri çdo aplikacion ju shpenzon. Ju mund ta bëni këtë duke shkuar në Settings > Battery dhe më pas të lëvizni poshtë për tek “Battery Usage”.

Kjo do të ju shfaqë një numër aplikacionesh, me një përqindje afër secilit aplikacion. Aplikacionet në krye të listës janë ato që i përdorni më së shumti, por edhe ato që nuk i përdorni shumë mund të jenë duke ua shpenzuar baterinë, transmeton lajmi.net.

Nëse nuk i përdorni ato, fshini.

Sigurohuni që t’i ndalni veçoritë e panevojshme
Nëse po përjetoni shpenzim të shpejtë të baterisë, sigurohuni që t’i ndalni disa veçori si Bluetooth, AirDrop dhe aplikacionet në sfond kur nuk i përdorni ato. Gjithashtu, sa herë që nuk i përdorni aplikacionet, ndalni ato në mënyrën e rregullt siç e bëni duke e prekur dy herë butonin kryesor dhe më pas duke i rrëshqitur ato lartë.

Low Power Mode
Low Power Mode është një veçori e re në iOS 9 e cila ishte krijuar për të ruajtur baterinë tuaj në ato momente kur keni nevojë më së shumti për të. Ajo e ruan baterinë duke i ndalur të gjitha funksionet për të cilat nuk keni nevojë. Kjo mund të zgjasë në mënyrë të konsiderueshme baterinë, por gjithashtu ulë pak performancën e celularit.

Zvogëlojeni ndriçimin e ekranit
Sigurisht, në ambiente të jashtme mund të mos shihni asgjë, por bateria juaj mund të zgjasë më gjatë nëse ndriçimi i ekranit është më i vogël. (lajmi.net)