Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë.

Auto & Tek

22/02/2020 09:12

Nëse nuk dëshironi që Alexa të regjistrojë bisedat tuaja private në shtëpi, ju nuk duhet ta keni një. Altoparlantët Amazon Echo janë një vegël e mahnitshme që mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë dhe më interesante, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Amazona regjistrimet e marra nga Alexa, u dërgon njerëzve bisedat e ndryshme, kjo krijon ankth në privatësinë tuaj sepse këto biseda duhet të jenë private por janë të marra nga Alexa gabimisht.

Nëse nuk dëshironi që bisedat tuaja të regjistrohen, mos e blini një të tillë, është shumë e thjeshtë, tha eksperti Keith Geragthy

Herët këtë javë, një ish punëtorë i Amazonës ka treguar që Alexa regjistron bisedat e atyre që kanë një altroparlantë të tillë në shtëpi. Ai tha që në momentin që kishte ndonjë bisedë private në shtëpi, e ndalte Alexan dhe më pas vazhdonte bisedën. /Lajmi.net/