Si ta kuptoni nëse ua kanë hakuar llogarinë në rrjetet sociale

16:41 | 22 Nentor 2018

Hakerët në baza ditore targetojnë viktima të profilit të lartë, siç janë politikanët apo personat me pasuri të lartë.

Por, kjo mund t’iu ndodh edhe njerëzve të zakonshëm. Si rrjedhojë, ju mund t’ia keni parashtruar pyetjen vetës se si mund ta zbulojmë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Por, kjo është një pyetje që vështirë i gjejmë përgjigjen, meqenëse shërbime të ndryshme online ofrojnë lloje të ndrysmë të të dhënave.

Sidoqoftë, nëpërmjet udhëzimeve të mëposhtme ju do të arrini të mësoni hapat bazë që duhet ndërmarrë në rast se keni vërejtur ndonjë gjurmë se një person i dyshuar është duke pasur qasje në llogaritë tuaja.

Facebook

Rrjeti social ka një sërë mjetesh që ju ndihmojnë të kuptoni nëse diçka nuk po shkon si duhet. Në rast se dyshoni, vizitoni në faqen e Hyrjes dhe Sigurisë në Facebook (Këtu mund të shihni lokacionin se prej ku keni hyrë në llogari).

Instagram

Rrjeti social i shpërndarjes së fotografive ka një veçori për të kontrolluar hyrjet e mëparshme, por është mjaft i kufizuar në llojin e të dhënave që mund të shihni. Gjithçka që tregon është data dhe koha e identifikimit, pa adresë të IP.

Për të kontrolluar atë, shkoni tek Access Tools dhe klikoni në “View All under Activity”. /Lajmi.net/