Si rrallëherë, Ariana Grande pozon në bikini nga pushimet me të dashurin

Ariana Grande po shijon pushimet me të dashurin Dalton Gomez, në vendpushimin e preferuar të Kylie Jenner në Utah.

ShowBiz

06/08/2020 18:17

Ariana Grande publikoi disa fotografi në Instagram, ku po shijonte pushimet në vendpushimin Amangiri në Canyon Point, Juta, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Autorja e hitit “Seven Rings” publikoi si rrallëherë foto në të cilat shihet në pjesën e sipërme me bikini dhe tregon të paktën tre tatuazhe.

Në një imazh, këngëtarja fituese e “Grammy” u pa duke buzëqeshur pranë të dashurit, Dalton Gomez.

Ajo postoi foto nga vendpushimi në Amangiri, ndërsa i njëjti resort ishte vizituar edhe nga Kylie Jenner muajin e kaluar, ku modelja kishte bërë disa fotosesione për Kylie Cosmetics.

Vendi ka shumë sfonde piktoreske, përfshirë një pishinë të madhe noti, shtretër ditor, disa mure ngjyrë bezhë dhe peisazh malor. /Lajmi.net/