Si reagoi Gjesti kur mori vesh largimin e Eglit nga BBVA? Ngushëllimin e gjen tek Ola
Një dalje e papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli Tako ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për arsye shëndetësore. Në shtëpi hyri një zarf i kuq, të cilin e lexoi Danja dhe banorët mësuan lajmin për Eglin. “Banorë, Vëllai i Madh…

ShowBiz
Një dalje e papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli Tako ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për arsye shëndetësore. Në shtëpi hyri një zarf i kuq, të cilin e lexoi Danja dhe banorët mësuan lajmin për Eglin.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.
Në momentin që Danja lexoi zarfin Gjesti u habit dhe nuk tha asnjë fjalë, për një minutë ai nuk reagoi sepse lajmi ishte i papritur. Nga shprehia e fytyrës ai dukej i habitur. Nga anja tjetër më pas Danja është përlotur në dhomën e gjumit për largimin e Eglit.