Si ndikon konsumimi i alkoolit në trurin tuaj

Alkooli është një pjesë e madhe e shoqërisë tonë.

Fun

20/08/2019 13:29

Ne e konsumojmë atë shumë shpesh, çoftë gjatë një nate me shoqëri, apo edhe gjatë ditës dhe me raste të festimeve të ndryshme.

Pa marr parasysh se si dhe kur e pini, nuk mund të mohohet, se madje vetëm një sasi e vogël e alkoolit ndikon në trurin dhe sjelljen tuaj, raporton “The hearty Soul”, transmeton lajmi.net.

Alkooli klasifikohet si depresiv, si i kundërt me kafeinën që gjendet në çaj dhe kafe. Edhe pse klasifikohet si i tillë, ju mund të thoni që është e kundërta, sepse njerëzit të cilët pinë alkool kanë tendencë të duken më energjik dhe më të lumtur. Por, pse është kështu?

Alkooli konsiderohet depresionues sepse e targeton një gjendje kimike të quajtur GABA, që është neurotransmetuesi kryesor në trurin tuaj. Dhe kur kjo gjendje preket nga alkooli, na ndryshon gjendjen tonë të humorit, sjelljes etj.

Kur jeni duke pirë, përmbajtja e alkoolit në gjak rritet, dhe vepron si stimulues. Këto janë disa nga ndryshimet që ndodhin me trupin tuaj, kur jeni duke konsumuar alkool.

Niveli i norepinefrinës rritet që nënkupton jeni më impulsiv dhe më të emocionuar.

Nuk jeni më në gjendje të mendoni në gjendje kritike, apo logjike. Po ashtu, ju bllokoni edhe pjesën ku ju mbani mend gjërat, për këtë arsye të nesërmen ju nuk mund të i kujtoni gjërat që kanë ndodhur, për shkak se me alkool ju prekni hipokampusin i cili është përgjegjës për këtë.

Si dhe ulet edhe niveli i cerebellum, rajoni përgjegjës për kontrollin motorik. E gjithë kjo shpjegon se pse disa persona bëhen më të guximshëm, kur janë duke pirë alkool, pranojnë të bëjnë gjëra që në gjendje normale nuk do t’i bënin, kanë më shumë gjasa të lëndojnë veten e tyre etj.

Po ashtu, hulumtuesit e Universitetit të Kentucky, kanë gjetur një fakt interesant ku thuhet se sa më shumë fetar që janë njerëzit, aq më shumë kanë gjasa të bëhen më agresiv nëse konsumojnë alkool. Si dhe njerëzit të cilët janë në gjendje më të keqe emocionale kanë tendencë të konsumojnë më shumë alkool dhe të bëhen me depresiv. /Lajmi.net/