Si ndahet Aurora polare?
Aurora polare, (agimi polar ose drita polare) e cila në varësi të hemisferës ndahet në boreale (veri) dhe australe (jug).
Fun
Bëhet fjalë për një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës (agimi) gjatë natës, dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje, përcjell lajmi.net
Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës.
Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora.
Forma e aurorës ndryshon. Vija te shndritshme drite ngrihen deri ne 100 km nga toka dhe shtrihen mbi fushën magnetike. Harqet që mund të krijojë një aurorë arrijnë një gjerësi minimale prej 100 metrash, dhe të ndryshojnë formën e tyre.
Pas mesnate, aurora krijon disa njolla, të cilat ndriçojnë me një pulsim çdo 10 sekonda. /Lajmi.net/