“Si më mposhte?” Ja çfarë i tha Joshua Usykut menjëherë pas meçit
Mbrëmë është zhvilluar meç revansh ndërmjet boksierëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ku ky i fundit ka fituar sërish duke mbrojtur titullin kampion bote. Pas meçit, Joshua ishte i nervozuar, por në anën tjetër me sjellje shumë sportive ndaj kundërshtarit të tij, shkruan lajmi.net. Joshua pas meçit foli drejtpërdrejt me Usyk,…
Sport
Mbrëmë është zhvilluar meç revansh ndërmjet boksierëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ku ky i fundit ka fituar sërish duke mbrojtur titullin kampion bote.
Pas meçit, Joshua ishte i nervozuar, por në anën tjetër me sjellje shumë sportive ndaj kundërshtarit të tij, shkruan lajmi.net.
Joshua pas meçit foli drejtpërdrejt me Usyk, i cili i tha Joshuas se “është shumë i fortë”.
“Nuk më bën për forcën. Kisha aftësinë. Ti nuk je i fortë. Si më mposhte? Për shkak të aftësive”, shprehet Joshua ndaj Usyk.
Joshua ka lartësuar Usyk pas ndeshjes, e ky i fundit ka kërkuar në ring kampionin e botës Tyson Fury i cili është pensionuar para disa muajsh. /Lajmi.net/
JOSHUA CONFRONTS USYK AFTER DEFEAT ??pic.twitter.com/gUJ15SmkXI
— Sky Sports (@SkySports) August 21, 2022