Si ti largoni përfundimisht mizat? Gjithçka që ju duhet e keni në shtëpi
Mizat që arrijnë të futen në shtëpi janë jo vetëm bezdisëse por edhe të rrezikshme në aspektin shëndetësor.
Fun
Atyre u pëlqen të vardisen rreth koshit të plehrave, në banjë apo pranë ndonjë ushqimi të kalbur.
Në pushin e lëkurës së tyre, mizat mbajnë miliona baktere të cilat transferohen lehtë tek ushqimi ose në sipërfaqen e gatimit.
Në këtë mënyrë ata transmetojnë kolerën e sëmundje të tjera të rrezikshme.
Mizat tërhiqen shumë pas ushqimit.
Ndaj AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes dhe nëse shikoni se mizat kanë prekur ushqimin tuaj të mos e konsumoni atë pasi mikrobet dhe bakteret që miza ka transmetuar aty janë të dëmshme, e ndonjëherë shndërrohen në rrezik për shëndetin.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të mbani shtëpinë pastër nga mizat, në mënyra krejt natyrale.
Si ta çlironi shtëpinë nga mizat?
Qese plastike të mbushura me ujë?
Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave.
Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin.
Mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.
Uthulla e mollës
Hidhni gjysëm gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi.
Vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh.
Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.
Karafili
Mizat nuk e durojnë dot aromën e karafilit.
Merrni 6-12 fara karafili dhe ngulini në dy gjysma limoni të cilat mund t’i mbani në tryezën e bukës ndërsa jeni duke ngrënë.
Vera
Mizat janë të apasionuara pas verës së kuqe dhe të bardhë.
Mbushni gjysëm gote me verë të kuqe ose të bardhë dhe lëreni në një zonë të shtëpisë ku ka shumë miza.
Ato do të bien shumë shpejt në kurth.
Borziloku
Aroma e mirë e borzilokut i mban larg mizat.
Gjethet e thata të borzilokut mund t’i fusni në qese të puthitura mirë dhe t’i varni pranë dritareve dhe dyerve.
Mjalti
Mjalti është shumë tërheqës për mizat dhe insektet.
Ai shërben si një kurth i ëmbël për to.
Prisni një shishe plastike sa më afër grykës dhe mbusheni me ujë me sapin.
Pjesën tjetër e prerë të grykës lyejeni me dy lugë çaji me mjaltë dhe vendoseni kokëposhtë në shishen e mbushur me ujë.
Mizat do të tërhiqen nga mjalti dhe do të bien brenda në ujë.
Kastraveci
Aroma e kastravecit ka efekt të padëshiruar tek mizat
Prijeni një kastravec në copa dhe vendosini ato në zonat e populluara nga mizat, ose edhe tek koshi i plehrave që ato të mos lëshojnë vezë.
Këshilla e fundit por jo nga rëndësia, është që ta mbani shtëpinë të pastër, të hidhni plehrat rregullisht dhe të mos lini ushqimin të prishet.