Si izolimi ka ndryshuar rregullat e një takimi

Mund të themi me gojën plot se viti 2020 ishte si asnjë vit tjetër.

Lifestyle

29/07/2020 11:03

Jeta në izolim na ka detyruar që të adaptohemi me rregullat e reja të jetesës, nga mënyra se si punojmë dhe bisedojmë me shoqërinë dhe familjen gjithashtu, si e gjejmë dashurin e kështu me radhë, transmeton lajmi.net.

Për shumë ditë ishim të izoluar në shtëpitë tona duke mos pasur kontakt me asnjë person përveç aplikacioneve dhe rrjeteve të ndryshme sociale të cilat na mundësonin bisedimin me të afërmit dhe shoqërinë.

Sigurisht mbyllka ndikuar shumë edhe në mënyrën se si një çift del në një takim.  Normalisht që para se koronavirusi ti ndryshonte gjërat, një çift do të dilnin në një takim së bashku duke filluar që të njohin njëri-tjetrin, kure në mbyllje gjërat ishin më ndryshe.

Smiling young woman sitting in hammock chair and using smart phone.

Gjatë izolimit e vetmja mënyrë e komunikimit apo takimit për të njohur një person tjetër ishin aplikacionet e ndryshme dhe rrjetet sociale.

Një takim online ishte i mundur, por sa ishte efekti i saj për tu njohur dy persona? Është shumë më e vështirë se sa një takim siç ishte para koronavirusit.

Tani pas mbylljet gjërat kanë ndryshuar, por gjithmonë duhet një distancë mes njëri-tjetrit që të mbrohet shëndeti.

Në një mënyrë kjo është e mirë për dy persona që sapo njihen, sepse kanë më shumë mundësi bisedimi me njëri-tjetrin duke shikuar perspektivat e njëri-tjetrit edhe pse në një distance të vogël.

Në një mënyrë izolimi na ka ndihmuar ti kuptojmë shumë gjëra që ndoshta nuk kishin shumë rëndësi më parë. /Lajmi.net/

A smartphone with a white blank display lies on a pink background. Nearby lies a heart painted in the colors of the LGBT flag and rainbow