Si i gënjeu prishtinasit Shpend Ahmeti për transportin publik

Zotimi i Shpendit “Për Prishtinën”,  i vitit 2013 nuk parashihte kredi për autobusët e “Trafikut urban”. Plani i tij parashihte rregullimin e komplet transportit publikë gjatë mandatit katër vjeçar.

Lajme

08/10/2017 11:09

Shpend Ahmeti e bëri një premtim të rrem gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, kur kushte thënë që do të rregullojë transportin publik në Prishtinën. Ky premtim nuk është realizuar asnjëherë nga ai, pasi që, siç ka thënë edhe vetë për organizimin e mirëfilltë të transportit, Prishtinës i duhen edhe 150 autobusë, shkuan lajmi.net.

Tash kur, po pretendon edhe një mandat për Prishtinën, ish premtimin për transportin publik, Ahmeti po e prezanton si të përfunduar, ndërkohë po thotë që “jemi duke e bërë planin e mobilitetit që e rregullon komplet trafikun”. Të premten ai e ka prezantuar Planin e mobilitetit urban, nëpërmjet të cilit synon rregullimin e trafikut së bashku më parkingjet, derisa një ditë më herët ka prezantuar një aplikacion në telefon për vendndodhjen e autobusëve vetëm të dy linjave.

Komuna e Prishtinës ka marrë kredi rreth 10 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH, për blerjen e 51 autobusëve të rinj për rregullimin e transportit publik. Por, kryetari Ahmeti gjatë zgjedhjeve kishte paraqitur një plan tjetër për rregullimin transportit publik, i cili nuk parashihte hyrjen në huamarrje.

Por, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur Shpend Ahmeti po shpaloste programin e tij për kryetar, projektin më të fuqishëm e kishte rregullimin e Transportit publik. Ai në planin e tij nuk kishte premtuar kredi për rregullimin e transportit, por tërheqjen e donacioneve dhe se transporti urban nuk arrin të mbulohen nga kompania publike do të analizohej mundësia e koncesionimit.

Madje, sipas premtimit të dhënë gjatë zgjedhjeve, plani i tij për transportin tashmë është dashur të jetë i implimentuar.

Plani i Shpend Ahmetit gjatë zgjedhjeve që ishte shpalosur gjatë zgjedhjeve për transportin publik, figuron edhe në ueb-faqen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Plani i Shpendit ne zgjedhjet e vitin 2013 për transportin publik:

“Lëvizja Vetëvendosje! nuk e trajton kompaninë “Trafiku urban” në Prishtinë si barrë buxhetore, dhe se me planin tonë “Trafiku urban” do të shndërrohet në aset të rëndësishëm për secilin qytetar të Prishtinës, i cili pas implementimin të këtij plani do të zgjedh trafikun publik për të udhëtuar e jo makinën private”.

Listimi i problemeve aktuale me të cilat ballafaqohet trafiku publik:

–    tërheqja e lartë e makinave në qendër të qytetit në orët kulmore të qarkullimit të automjeteve

–    sistemi i trafikut publik është zgjeruar pa plan të detajuar

–    shumë prej linjave aktuale të autobusëve janë të mbivendosura

–    nuk ka hierarki të linjave aktuale të autobusëve siç është praktikë e trafikut publik

–    deri më tani pushteti lokal strategji të vetme e ka pasur arnimin e situatës.

–    vërehet një devijim i madh i qarkullimit të autobusëve nga linja deklaruar zyrtarisht dhe qarkullimit real të autobusëve nëpër qytet.

Pas paraqitjes së problemeve kryesore me të cilat ballafaqohet trafiku publik, Shpend Ahmeti e ka paraqiti planin konkret të Vetëvendosje!-s për zgjidhjen e problemeve në këtë fushë:

Brenda 6 muajsh do të bëhet mca (multi criteria analyses) për zhvillimin e rrjetit, që do të bazohet në këto parime:

–    shkurtimi i kohës mesatare që shpenzon pasagjeri gjatë shfrytëzimit të trafikut publik

(koha e ecjes deri në stacionin e radhës, pritjes së autobusit, vozitjes dhe e transferimit)

–    thjeshtësimi i linjave

–    shtrirja e linjave në të gjitha pjesët e qytetit si dhe stacionet e autobusëve nuk duhet të jenë më larg se sa 300 metra nga çdo shtëpi apo banesë e qytetarit

–    shtrirja e linjave për mbulim të qarkullimit të punëtorëve

–    minimizimi i mbivendosjes së linjave

–    të zvogëlohet numri i transferimeve nga linja në linjë për të arritur deri te destinacioni përfundimtar

Menjëherë pas kësaj analize do të krijohet sistemi i ri i linjave bazuar në analizën mca, sistem ky i cili do të ndërtohet në këto parametra:

–    një linjë kryesore në unazën e brendshme të qytetit që lidh pikat kryesore të qendrës

–    niveli i dytë i linjave që bën lidhjet e arterieve kryesore me qendrën e qytetit

–    niveli i tretë i lidhjeve lokale nëpër qytet

Ky plan do të mundësojë këto shërbime:

–    linjat kryesore të qytetit do të kenë të instaluar sistemin e gps përcjelljes, që udhëtarët të dinë saktësisht ku gjenden autobusët  – investim ky që ka kosto prej vetëm 18 mijë euro

–    pastërtia në autobusë do të jetë prioritet për të tërhequr sa më shumë udhëtarë drejt trafikut urban e sa më pak drejt makinave personale

–    do të avancohet sistemi i pagesave të biletave me teknologji moderne

–    trafiku urban do të jetë falas për pensionistët, rastet sociale dhe grupe të tjera të shoqërore në nevojë

–    në arteriet kryesore, posaçërisht ato që ballafaqohen me trafik kulmor gjatë pjesëve të caktuara të ditës, një korsi do të jetë e rezervuar vetëm për autobusët, taksitë dhe makinat e emergjencës

Shpend Ahmeti e mbylli paraqitjen e planit për trafikun publik duke thënë se, “Trafiku urban” me vetëvendosje!-n do të mbetet kompani publike për ofrimin e shërbimeve. “Natyra publike e kompanisë do të ndihmojë në tërheqjen e donacioneve dhe se vetëm kur pjesë të trafikut urban nuk arrin të mbulohen nga kompania publike do të analizohet mundësia e koncesionimit. por ajo që është më e rëndësishmja është që “Trafiku urban” do të jetë një sistem unik i transportit me rregulla, standarde dhe shenja të njëjta”, ka thekuar Ahmeti.

13 tetor 2013

Lëvizja vetëvendosje!, Qendra Prishtinë./Lajmi.net/

Qendra e Prishtinës: Transporti publik, të zëvendësojë makinat private!