Si do të duken njerëzit pas 1 milion viteve?
Gjithçka e gjallë përjeton ndryshime ndër gjenerata, sidomos kur bëhet fjalë për miliona vite.
Fun
Të gjitha gjallesat në tokë vazhdojnë të evoluojnë, brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Nganjëherë ndryshon pamja e jashtme, nganjëherë përbërja e brendshme, por ndryshimet nuk ndalojnë kurrë, shkruan lajmi.net.
P.sh. dhëmbi i pjekurisë, për paraardhësit tanë, ka qenë shumë i nevojshëm për të ngrënë ushqime të forta, por sot, është i panevojshëm.
Sipas disa studimeve të bëra, ekspertët kanë ardhur në përfund se si do të duken njerëzit pas një milion viteve.
- Këto do të jenë ndryshimet në pamje që do të ndodhin tek njerëzit në të ardhmen:
në 200 vitet e fundit, gjatësia mesatare e njerëzve është rritur për 10 cm, si shkak i përmirësimit të kushteve jetësore. Në një milion vite, njerëzit do të kenë gjatësi mesatare rreth 2 metra. - Ngjyra e lëkurës do të bëhet më e errët, teksa vazhdon përzierja mes racave. Gjithashtu me errësimin e lëkurës, edhe mbrojtja ndaj rrezeve UV të diellit do të bëhet më e mirë.
- Meqë gjithçka veçse ka filluar të kthehet në elektronike, duke përdorur forcën fizike pak e më pak, muskujt e njerëzve do të dobësohen shumë në të ardhmen. Teknologjia do të jetë e integruar në trupat tanë.
- Përdorimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të bëjë krahët dhe gishtat tanë më të gjatë dhe më të hollë.
- Këmbët do të jenë më të shkurta dhe kyçet e këmbës do të bëhen më të palëvizshme.
- Gishtat e këmbës do të bëhen shumë më të shkurtër dhe do të kemi vetëm 4 gishta.
- Oksigjeni do të jetë më i rrallë në atmosferë, prandaj mushkëritë do të rriten që të mund të thithin oksigjen mjaftueshëm, duke e bërë gjoksin më të gjerë.
- Koka do të jetë më e vogël, dhe truri po ashtu duke e rritur inteligjencën tonë.
- Dhëmbët do të bëhen më të vegjël dhe më pak dhëmbë në gojë.
- Goja do të bëhet më e vogël, sytë do të bëhen më të mëdhenj.
- Qimet e trupit do të eliminohen plotësisht. /Lajmi.net/