Si do të dukej një luftë mes ShBA-së dhe Rusisë – simulimi kompjuterik tregon epilogun tmerrues

Hulumtuesit kanë zhvilluar një simulim tmerrues që tregon se si një luftë mes Rusisë dhe ShBA’së do të eskalonte në një konflikt nuclear.

Bota

17/09/2019 19:25

Modeli është i bazuar në të dhëna reale, transmeton Gazeta Express.

Parashiohet që diku 34.1 milionë persona do të vdisnin brenda orëve.

Konflikti katastrofik do të linte 55.9 milionë të lënduar, këto numra nuk përfshijnë të vdekurit që do prekeshin nga radiacioni.

Konflikti numëron edhe aleatët e të dyja shteteve. Europa do të mbetej e shkatëruar me së paku 2.6 milionë të vdekur. 90 minutat tjera do përfshinin sulme në qytetet kyqe të ShBA’së dhe Rusisë me bomba nukleare. Kështu do mbeteshin edhe 88.7 milionë njerëz të lënduar.

Shumë shtete do shpëtonin dhe nuk do goditeshin direkt nga raketat.

Këtu është videoja e simulimit që është marrë nga medium Daily Mail: