“Shyqyr që është Fitore Pacolli dhe e mbron Kosovën prej neve”, Haradinaj me ironi i përgjigjet deklaratës së saj se “po e shesin vendin”
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur ish-deputetes së VV-së, Fitore Pacollit e cila përmes një interviste në T7, tha se “mundesh njëherë me luftu për vendin tënd, por pastaj me e shit edhe vendin tënd”. Ajo këtë deklaratë e dha për deputetët e AAK-së, që tha se kur iu desh Listës Serbe, Adem…
Lajme
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur ish-deputetes së VV-së, Fitore Pacollit e cila përmes një interviste në T7, tha se “mundesh njëherë me luftu për vendin tënd, por pastaj me e shit edhe vendin tënd”.
Ajo këtë deklaratë e dha për deputetët e AAK-së, që tha se kur iu desh Listës Serbe, Adem Hoxha kaloi nga grupi parlamentar i AAK-së tek ai i Listës Serbe.
“Nuk më bën përshtypje shumë çka thotë, nuk ia vlen me e komentu. Shyqyr që është Fitorja e mbron Kosovën prej neve.. Unë mendoj se Kosova nuk është e rrezikuar prej qytetarëve të Kosovës, ne e kemi përgjegjësi institucionale me i mbrojt të gjitha komunitetet, sepse nëse i rrezikojmë komunitetet i rrezikojmë edhe territorin, ndërsa rendin e ligjit e kryejnë detyrën institucione të caktuara, Policia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se sado që tentojnë ta fyejnë, ofendojnë e baltosin Ramush Haradinajn dhe AAK-në, ai ka thënë se njerëzit i njohin ata.
“Njerëzit e dinë që ka qenë i gjykuar e akuzuar dy herë, e dinë që e ka bërë ushtrinë në kohën më kritike kur ka ekzistu edhe taksa 100% kundër mallrave të Serbisë. Tash po vjen situata që ti po i thu një njeriu që e ka plot oborrin vorre, një njeriu që është plot plagë, ti ati po i thua me Listën Serbe. Kjo nuk funksionon në një shoqëri normale. Po flet dikush që një brez përfundi e ka një aktivist që ose e ka babë ose mixh prej kohës së Rankoviçit”, ka thënë Haradinaj për RTV Dukagjini.
Në lidhje me Radoiçiqin, Haradinaj ka thënë se atij i është bastisur shtëpia në vitin 2018, por që ai nuk kishte qenë në shtëpi.
“Prej asaj dite e sot, ai jarani ka ardh në Kosovë ilegalisht përndryshe, ai ka qenë i kërkuar prej institucioneve të drejtësisë e prej Policisë së Kosovës. Nën dy, pikërisht në këtë periudhë e kemi krijuar ushtrinë, ushtria është ajo që e mbron Republikën e Kosovës, jo debatet televizive të një kandidate ose deputete. Por, unë përsëri po them unë nuk i fyej deputetët, nuk i them dikujt as që është me Slavkon”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se askush nuk i ka bërë nder më shumë Serbisë, sesa Albin Kurti që thotë se i ka dërguar 1 milionë e 200 mijë dollarë në ditë për blerje të rrymës.
“Në kohën kur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër, deri në 12 të natës ka nejt në KEK dhe kemi pas rrymë 24 orë dhe është pagu MW 42-70 euro, ndërsa tash e paguajm deri në 1500 euro në Serbi. Kjo është meritë pikërisht e Albin Kurtit, sepse e ka anuluar projektin që ka pas me u realizu për tri vjet, e ka anulu gazin amerikan, vendim të premë dhe e kemi pagu arbitrazhin 26 milionë dollarë për arbitrazhë sepse njëanshëm e kemi ndërpre kontratën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se vetë deputeti Adem Hoxha ka qenë ai që deputetët e VV-së e kanë pritur për t’ia bërë kuorumin Presidentes Vjosa Osmani.
Haradinaj ka treguuar edhe për arsyen se pse e kanë larguar Adem Hoxhën nga grupi parlamentar
“Adem Hoxha ditën qe e ka votu qysh ka votu Lista Sërbe është liruar nga grupi, në atë minut që e ka qu dorën qysh e ka qu Lista Sërbe, ai është liruar nga grupi dhe nuk është marrë më askush me të”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/