Shyhrete Behluli jep deklaratën e papritur në lidhje me rejën dhe vajzën e saj

Shyhrete Behluli është një nga emrat më të shquar të estradës shqiptare.

ShowBiz

10/11/2018 23:20

Shyhrete Behlulit vitet e fundit në skenë i është bashkuar edhe vajza e saj, Engjëllusha, shkruan lajmi.net.

Por, përveç tyre, këndon edhe reja e Shyhretes, Learta Jakupi, por ajo në një zhanër krejtësisht ndryshe prej tyre.

E ftuar në “Shiko kush Luan”, Shyhretja ishte vënë në siklet kur u pyet se kush këndon më mirë mes Leartës dhe Engjit.

“Janë dy zhanre të ndryshme, s’e di, ndoshta Learta më mirë”, ka thënë Shyhretja. /Lajmi.net/