‘Shutter Island’ do të kthehet në seri televizive
Filmi i suksesshëm i Martin Scorcese, me aktorin Leonardo DiCaprio ‘Shutter Island’ është vendosur të xhirohet edhe në seri televizive që do të shfaqet në HBO.
ShowBiz
‘Shutter Island’ nga Martin Scorcese do të kemi rastin ta shohim më të shtjelluar në seritë televizive që është vendosur të transmetohen në rrjetin televiziv HBO.
Filmi shumë i suksesshëm që në role kryesore ka pasur Leonard DiCaripn dhe Mark Ruffalo si dy marshallë amerikanë që kanë hetuar një spital të criminelëve të sëmurë mentalisht, tani do të shtjellojë punën e mëhershme të spitalit.
Scorsese do të bëjë episodin e parë të serialit që do të ketë emrin ‘Ashecliffe’ ndërsa skenarin do ta shkruajnë Tom Bernardo dhe vetë shkrimtari i librit në të cilin është bazuar filmi, Dennis Lehane.
Leonardo Dicaprio do të ketë rolin e producentit dhe ndoshta edhe mund ta shohim në rolin e Teddyt në ndonjë episod më vonë.