Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit, Rozana: Kam qenë totalisht në shok

Mbrëmë, gjatë spektaklit Post Big Brother VIP Albania, u rikthye në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të këtij edicioni: incidenti mes Jozit dhe Gjestit. Diskutimi u përqendrua jo vetëm në vetë ngjarjen, por edhe në reagimin e banorëve të tjerë përreth. Në fillim, kur Ledioni e pyeti Gjestin për ngjarjen, ai refuzoi të…

ShowBiz

27/04/2025 13:01

Mbrëmë, gjatë spektaklit Post Big Brother VIP Albania, u rikthye në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të këtij edicioni: incidenti mes Jozit dhe Gjestit. Diskutimi u përqendrua jo vetëm në vetë ngjarjen, por edhe në reagimin e banorëve të tjerë përreth.
Në fillim, kur Ledioni e pyeti Gjestin për ngjarjen, ai refuzoi të jepte koment, duke zgjedhur heshtjen si përgjigje.

Situata u tensionua kur në studio u diskutua reagimi i disa prej banorëve, konkretisht Rozana dhe Laerti, të cilët u kritikuan për një qëndrim të ftohtë ndaj incidentit. Pamjet filmike treguan se Gerta ishte e para që ndërhyri, duke kapur Jozin nga duart, ndërsa më pas iu bashkua edhe Egli. Ajo që binte në sy ishte Rozana, e cila qëndronte pas Jozit pa bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar Gjestin. Po ashtu, edhe Laerti dukej në distancë, pa ndonjë reagim të dukshëm.

Rozana mohoi akuzat për mosreagim, duke deklaruar: “Unë i kam thënë mos ia hap derën. Momentin që ka ndodhur gjëja unë kam qenë larg, unë kam parë vetëm Gjestin e rrëzuar në tokë dhe kam dëgjuar një shuplakë”.

Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Egli, e cila tha: “Çka po thua moj, po e ke me video moj. Po ke qenë përballë duke parë skenën dhe ke qëndruar kështu”.

Rozana u mbrojt sërish: “Unë kam qenë mbrapa Jozit dhe unë jam shtangur e tëra. Dhe unë kam qenë e para që kam shkuar të marr ujë, e para që kam shkuar të marr mish të ngrirë për t’ia vënë Gjestit në sy”.

Ledioni e pyeti: “Pra ke qenë në shok, thua?”

Rozana u përgjigj: “Kam qenë totalisht në shok, mbrapa Jozit”.

Nga ana tjetër, Laerti tha se kishte dëgjuar vetëm zhurmën dhe kishte kërkuar nga Jozi të largohej, por Valbona e kundërshtoi duke thënë: “Gënjen, nuk mund të gënjesh kur kemi parë videon”.

Ledioni vuri në dukje: “Ndryshe nga dy njerëz, pra Gerta dhe Egli që kanë pasur një reagim normal, reagimi i juaj është konsideruar i ftohtë, jo i duhur për atë moment”.

Kur Ledioni e pyeti sërish Gjestin për reagimet, ai tha: “Për publikun e kisha shpjeguar, nuk dua të shpjegoj këtë ngjarje, më fal shumë publik i dashur. Atëherë, për një shampanjë që ma ka hedhur Gerta, Rozana e bëri namin, edhe për një gjë edhe më të rëndë, asnjëri nuk ka reaguar. Unë e di që kanë pasur qejf të më shohin në tokë, nuk kanë reaguar, se kanë pasur qejf të më shohin në tokë, iu është bërë qejfi. Gerta krejt kanë ardhur duke qarë, ju vetëm shikonit”.

Në fund, G Bani e mbylli diskutimin me një vëzhgim të fortë: “I vetmi reagim aty është gjuha e trupit, Gerta Gixhari e ka mbajtur Jozin nga duart, nga ju nuk kemi parë asnjë gjë”.