Shumica s’ka vota për buxhetin e vitin 2018, dështon miratimi në parim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as pas më shumë se 24 orë diskutime nuk kanë arritur ta votojnë në lexim të parë buxhetin për vitin 2018.

Lajme

06/12/2017 16:23

Nga 88 deputetë sa ishin në sallë, 60 morën pjesë në votim.

Votën për buxhetin e dhanë 58 deputetë, një kundër dhe një abstenim.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli propozoi që të hidhet në votim edhe një herë buxheti. Kundër këtij propozimi reagoi shefi i deputetëve të LDK-së, duke thënë se koalicioni nuk i ka votat dhe po shihet fuqia politike që ka./Lajmi.net/