Shumë zëra për shkarkimin e tij, ja çfarë thotë Kovac

Shumë zëra po qarkullojnë për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac nga stoli i Bayern Munich.

Sport

16/05/2019 18:47

Raportimet insistojnë se trajneri i skuadrës nga ‘Allianz Arena’ duhet që të fitojë titullin në mënyrë që të mbetet në punën e tij.

Gjithsesi, Niko Kovac nuk është i interesuar në spekulimet se ai mund të shkarkohet nga gjigantët bavarez.

“Këto zëra bëjnë pjesë tek punët që mua nuk më interesojnë” ka thënë Kovac i pyetur për thashethemet për shkarkimin e tij, transmeton lajmi.net.

“Ne tani duhet të kemi fokusin në dy ndeshje në të cilat mund të shpallemi kampionë dhe fokusi ynë nuk qëndron tek ato që fliten për ne. Nuk jam i interesuar” ka thënë tutje trajneri gjerman.

“Kam një kontratë e cila zgjat edhe për dy vite dhe unë dua ta përmbush atë. Ne kemi krijuar diçka të mirë dhe kemi humbur vetëm dy herë pas ndeshjes ndaj Dusseldorf” ishin fjalët e kroatit.

Me fitoren eventuale ndaj Eintracht Frankfurt gjatë së shtunës, ata do të shpalleshin matematikisht kampionët, duke shuar shpresat e Dortmund. /Lajmi.net/