Shumë yje, pak konkretizime nga penalltia – Guardiola tregon se si vendoset për ekzekutuesin

Perveç shkëputjes së Liverpool, Manchester City është në telashe të mëdha edhe me ekzekutuesit e penalltive.

Sport

03/02/2020 11:52

Shumë penallti janë shpërdoruar nga Man City këtë edicion. Një gjë e tillë ndodhi edhe mbrëmë, në ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, kur Ilkay Gundogan gaboi përballë Hugo Lloris.

Pas kësaj ndodhie, Pep Guardiola ështëk thyer të flasë edhe një herë për ‘njeriun që ekzekuton penalltitë te Manchester City’, duke lënë të kuptohet se emri mund të ndryshojë.

“Ata (lojtarët) vendosin” ishte përgjigja e thjeshtë e Guardiola, i pyetur nga ‘BBC’ pse Gundogan gjuajti, transmeton lajmi.net.

“Nëse do të shënonim, do të ishte më mirë, ndoshta, por në pjesën e dytë filluam mirë dhe krijuam shanse të shënonim dhe nuk konkretizuam” shtoi Pep.

Kujtojmë se Manchester City kanë dështuar të shënojnë në katër nga gjashtë penalltitë e fundit, në të gjitha kompeticionet.

Portieri Ederson Moraes është një nga emrat që është përmendur si emër i mundshëm, për ‘njeriun  e ardhshëm’ që ekzekuton penalltitë te Man City. /Lajmi.net/