Shumë surpriza, notat e lojtarëve: Juventus – Porto

Porto ka arritur që të kualifikohet tutje në fazën e Ligës së Kampionëve edhe pse humbi 3-2 ndaj Juventusit.

Sport

09/03/2021 23:53

Edhe pse Porto ishte pa një lojtar për më shumë se 60 minuta, në fund ata u kualifikuan tutje, përcjell lajmi.net.

“Zonja e Vjetër” dështoi të kualifikohet tutje edhe pse fitoi ndeshjen dhe shënoi tri gola.

SofaScore ka bërë publikimin e notave të lojtarëve pas ndeshjes, ku shihet se lojtari me notën më të dobët në ndeshje ishte Merih Demiral (6.2).

5.4 ishte nota e lojtarit i cili u largua me të kuq nga loja, Mehdi Taremi.

Juan Cuadrado ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, 9.8./Lajmi.net/