Shtysë e madhe për Cityn – Walker e Stones kthehen në stërvitje para ndeshjes ndaj Aston Villa

Manchester City ka marrë një shtysë të madhe në stërvitjen e sotme.

Sport

19/05/2022 13:12

Dy mbrojtësit e ‘Citizens’, Kyle Walker dhe John Stones janë kthyer në stërvitje, para ndeshjes kundër Aston Villa, përcjell lajmi.net.

City do të përballet në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premier League me Aston Villa. Vetëm fitorja ia siguron titullin skuadrës së Pep Guardiola.

Në stërvitjen e sotme të ‘Citizens’ janë parë edhe dyshja Walker – Stones, e cila dy javë më parë thuhej se kishin humbur sezonin.

Ndeshja finale e Man City luhet të dielën, pra në fund të kësaj jave. Stafi mjekësor do të ketë kohë deri atë ditë për të vlerësuar gjendjen e Stones dhe Walker dhe nëse ata mund të paraqiten në atë ndeshje. /Lajmi.net/