Protestë masive e diasporës: Më 22 shtator, diaspora shqiptare në Amerikë protestojnë para ndërtesës së OKB-së në New York

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se komuniteti shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojë një protestë madhështore përballë ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York. Protesta vjen në një periudhë ndjeshmërie të lartë kombëtare dhe është thirrur nga bashkatdhetarët tanë në SHBA, si një reagim i fuqishëm…

Lajme

19/09/2026 19:51

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se komuniteti shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojë një protestë madhështore përballë ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York.

Protesta vjen në një periudhë ndjeshmërie të lartë kombëtare dhe është thirrur nga bashkatdhetarët tanë në SHBA, si një reagim i fuqishëm kundër padrejtësive dhe zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit zyrtar, tubimi do të mbahet të të martën, më 22 shtator 2026, duke filluar nga ora 18:00. Vendi i caktuar për mbajtjen e protestës është Dag Hammarskjöld Plaza, që ndodhet në E. 47th St., mes 1st & 2nd Ave në New York.

Organizatorët dhe komuniteti shqiptaro-amerikan bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më masive në këtë tubim paqësor, për të lartësuar zërin në mbrojtje të vlerave të pastra të luftës çlirimtare dhe për të kërkuar drejtësi e transparencë para syrit të opinionit ndërkombëtar dhe institucioneve globale./lajmi.net/