Shtyhet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor pas tragjedisë që ndodhi në Koçan
Zyra e Bashkimit Evropian ën Kosovë ka njoftuar se është shtyrë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që ishte paraparë të mbahej në Shkup. Kjo për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 59 persona dhe u lënduan 155 të tjerë. Ngjarja ndodhi si rezultat i shpërthimit të zjarri…

Lajme
Zyra e Bashkimit Evropian ën Kosovë ka njoftuar se është shtyrë takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, që ishte paraparë të mbahej në Shkup.
Kjo për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 59 persona dhe u lënduan 155 të tjerë.
Ngjarja ndodhi si rezultat i shpërthimit të zjarri brenda një diskoteke.
Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahej më 19 dhe 20 mars në kryeqendrën maqedonase, por u anulua për shkak të fatkeqësisë.
Parashihej që më datë më 22 janar, në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Mikpritës i takimit të hënën më 22 janar do të ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe ministri i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të BeH, Srgjan Amidzhiç, njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian./Lajmi.net/