Shtyhet seanca për rastin “Monstra”

Seancë e parë  për rastin “Monstra”, që duhej të rifillonte nga e para, që kur rasti iu dha Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është shty për më 15 maj të këtij viti.

Lajme

17/04/2018 10:01

Mungesa e të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili është hospitalizuar në repartin e pulmologjisë, ishte shkaku i kësaj shtyrje.

Prokurorja speciale, Fatime Fetai tha se është joserioze që të shtyhet seanca, vetëm për shkak të një dokumenti spitalor.

Gjykatësja u përgjigj se do të kërkojë dokumentacion të plotë nga spitali, për rastin e Azirit.