Shtyhet për nesër seanca gjyqësore ndaj Oliver Ivanoviq

Seanca gjyqësore ndaj Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë, e paraparë të mbahej sot, në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, nuk është mbajtur për arsye shëndetësore të dëshmitares Gjyle Sokoli, e cila mungoi në këtë seancë.

Lajme

06/05/2015 12:56

Seanca do të vazhdojë nesër, me dëshmitaren e radhës Besa Sokoli.

Trupi gjykues vendosi po ashtu që anëtarët e familjes Ajeti, përkatësisht Shemsedin, Vjosa dhe Agon Ajeti, megjithatë të dëshmojnë përmes video linkut nga Suedia.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, dyshohen për krime kundër popullatës shqiptare gjatë vitit 1999-2000 në veri të Mitrovicës, transmeton KosovaPress.