Shtyhet ndeshja Partizan – Besiktas?

Sipas mediave serbe, dueli mes Partizanit dhe Besiktasit mund të shtyhet për shkak të gjendjes së keqe të fushës në stadiumin e Beogradit.

Sport

23/10/2014 19:29

Dueli i xhiros së tretë të fazës së grupeve në Europa League mes Partizanit dhe Besiktasit, i planifikuar të fillojë në ora 21:05, mund të shtyhet për shkak të gjendjes së keqe të terrenit, raporton “Kurir”.

Vendimi përfundimtar do të merret brenda gjysmë ore, pasi delegati dhe përfaqësuesit e skuadrave të testojnë fushën.

Mediat serbe ia kanë lënë fajin shiut për gjendjen e keqe të fushës, mirëpo ekzistojnë dyshime se kjo mund të jetë bërë qëllimisht për t’ju shmangur incidenteve të mundshme gjatë ndeshjes e që mund të ndikojnë në vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të merret të premten, shkruan “Lajmi.net”.