Shtyhet ekspozimi i trofeut të Kupës së Botës
Ekspozimi i trofeut të Kupës së Botës është shtyrë shkaku i protestave të vazhdueshme të qytetarëve brazilianë, të pakënaqur me rritjen e çmimeve të transportit në vendin organizator të Botërorit.
Sport
Ekspozimi i trofeut të Kupës së Botës është shtyrë për dikur më vonë. Në fakt, protestat e ndodhura në Belem për rritjen e çmimeve të transportit dhe kundër organizimit të Kampionatit Botëror në këtë vend, kanë bërë që ekspozimi i trofeut të çmueshëm të shtyhet për një datë tjetër.
Sipas të së përditshmes braziliane ‘O Estado de Sao Paulo’, protesta i ka detyruar organizatorët ta shtyjnë këtë eveniment.
Protestuesit kanë hedhur gurë kundër organizatorëve, duke e pamundësuar që të bëhej ekspozimi i trofeut.
Muajt e fundit, trofeu i Botërorit po e bën xhiron nëpër Brazil dhe ky vend shpreson që ai të mbetet në ‘vendin e futbollit’.
Kampionati Botëror do të fillojë më 12 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik. Brazili është pesë herë kampion i botës.