Shtyhen ndeshjet e Serie A – Coronavirusi alarmon Italinë

Ndeshje të Serie A janë shtyrë si pasojë e frikës së madhe nga Coronavirusi.

Sport

23/02/2020 09:09

Coronavirusi është përhapur edhe në Itali, ku deri më tani ka regjistruar dy viktima, kurse në total janë shënuar 79 raste të prekura me këtë virus.

Si pasojë, kryeministri i Italisë, Conte, ka vendosur që në këtë rast të paprecedent të suspendojë të gjitha evenimentet sportive në Lombardi dhe Veneto, regjione ku Coronavirusi është përhapur.

Kështu, ndeshjet Verona – Cagliari dhe Atalanta – Sassuolo dhe Inter – Sampdoria do të anulohen, përcjell lajmi.net.

Vendimi i kryeministrit është bërë i ditur në konferencën e tij të fundit për shtyp, gjatë mbrëmjes të së shtunës. /Lajmi.net/