Shtrenjtimi i rrymës, por kush çoi komente tek ZRRE-ja përpos qytetarëve?
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike është duke zhvilluar një takim me mediat. Ky takim si fillim u kërkua të jetë i mbyllur për “xhirime”, saktësisht që kamerat mos të xhirojnë takimit. Kësisoj takimi po zhvillohet në mes anëtarëve të ZRRE-së dhe gazetarëve. E në këtë takim po diskutohet për çështjen kryesore, pra paralajmërimet për…

Lajme
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike është duke zhvilluar një takim me mediat.
Ky takim si fillim u kërkua të jetë i mbyllur për “xhirime”, saktësisht që kamerat mos të xhirojnë takimit.
Kësisoj takimi po zhvillohet në mes anëtarëve të ZRRE-së dhe gazetarëve.
E në këtë takim po diskutohet për çështjen kryesore, pra paralajmërimet për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Në një tabelë të bërë publike në këtë takim janë bërë të ditura informatat se kush ka dërguar komente sa i përket paralajmërimeve për ngritjen e çmimit.
Numrin më të madh të komenteve, saktësisht 396 e kanë dërguar qytetarët, 8 organizatat joqeveritare, 4 nga bizneset, një deputet, Ministria e Ekonomisë si dhe Presidenca, transmeton lajmi.net.
Përgjatë këtij takimi pritet që të adresohen çështjet me interes të përbashkët, që sipas ZRRE-së do të jenë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellimin e kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
Në lidhje me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë-eklektike të shtunën në Prishtinë u mbajt një protestë. E një organizim i ngjashëm pritet të mbahet edhe këtë të premte ku qytetarët do të kenë mundësinë që të protestojnë e të kundërshtojnë paralajmërimet për ngritje të çmimit të faturave të rrymës./Lajmi.net/