“Shtrëngoje, s’kam fuqi”, Rizarta shpjegon videon virale me Aldon në krevat

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës. Megjithatë, para daljes së saj nga shtëpia, një video me Aldon, ku të dy shiheshin në krevat, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta nga publiku. Në këtë video, dëgjohen Aldo dhe Rizarta duke biseduar, dhe një…

ShowBiz

23/03/2025 16:25

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës.

Megjithatë, para daljes së saj nga shtëpia, një video me Aldon, ku të dy shiheshin në krevat, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta nga publiku.

Në këtë video, dëgjohen Aldo dhe Rizarta duke biseduar, dhe një frazë e shkëmbyer mes tyre mori vëmendjen e shikuesve.

Aldo i drejtohet Rizartës me fjalët: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi”.

Kjo skenë u interpretua ndryshe nga disa ndjekës, të cilët aluduan për një situatë me nënkuptime të tjera.

Pas daljes nga BBVA, Rizarta u ftua në emisionin Fun Club, ku vendosi të sqarojë këtë situatë. Ajo tha se biseda e tyre nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se ishte keqinterpretuar nga publiku.

“Ishte një moment krejt i zakonshëm, por që u keqkuptua. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë”, tha ajo.

YouTube player