Shtohet siguria në secilën anë të Kuvendit, shtohen forcat policore

Është shtuar prania e forcave policore përreth objektit të Kuvendit të Kosovës. Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në disa pika përreth Kuvendit, ndërsa situata po monitorohet nga afër. Shtimi i sigurisë vjen në kohën kur para Kuvendit po zhvillohet protesta dhe po vazhdojnë zhvillimet lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara.…

Lajme

05/10/2026 18:03

Është shtuar prania e forcave policore përreth objektit të Kuvendit të Kosovës.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në disa pika përreth Kuvendit, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Shtimi i sigurisë vjen në kohën kur para Kuvendit po zhvillohet protesta dhe po vazhdojnë zhvillimet lidhur me Projektligjin për Dhomat e Specializuara. /Lajmi.net/