Shtohen tensionet, SHBA refuzon ofensivën turke në Sirinë Veriore
Ushtria amerikane ka mbështetur forcat kurde të udhëhequra atje.
Bota
Shtetet e Bashkuara nuk po diskutojnë një ofensivë turke në Sirinë verilindore me Turqinë dhe beson se një operacion i tillë nuk do të ishte i nevojshëm për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, tha një zyrtar i SHBA për Reuters të mërkurën, duke hedhur poshtë raportet e medias për të kundërtën.
“Turqia po diskuton me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara një ofensivë të mundshme ushtarake në një rajon të Sirisë verilindore, të kontrolluar nga luftëtarët kurdë”, u citua të thoshte zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes në Turqi dje, transmeton “Top Channel”.
Ushtria amerikane ka mbështetur forcat kurde të udhëhequra atje, të cilët po luftojnë me mbetjet e kalifatit të deklaruar nga shteti islamik në Irak dhe Siri në vitin 2014. Megjithatë, Turqia i konsideron luftëtarët kurdë të YPG si terroristë dhe ka kërcënuar vazhdimisht për të nisur operacione kundër tyre.