Shtohen rastet e fruthit, vaksinohen mbi 300 fëmijë në Fushë Kosovë

Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka filluar t`i vaksionojë fëmijët e komuniteve Romë, Egjiptian dhe Ashkalinjë.

Lajme

09/10/2017 08:52

Shefi i QKMF-se në Fushë Kosovë, Remzi Shala tha në rubrikën ” Syte 7 ” në Klan Kosova se këta banorë nuk i kanë vaksionuar fëmijët e tyre për këtë qëllim kanë vendosur të shkojmë shtëpi për shtëpi për t`i vaksinuar fëmijët e komuniteteve.

Sipas Shalës për pesë ditë kanë arritur t`i vaksionojnë 311 fëmijë.

Ai bëri të ditur se në terren kanë arritur t`i identifikojnë 20 fëmijë të prekur nga fruthi.

Sipas shefit të QKMF-se kanë mbetur edhe tri lagje pa u vizituar që siç bëri të ditur ai, numri i atyre qe do të vaksionohen do të arrijë në 500.