Shtohen edhe 2 milionë euro për punët që nisën në kohën e Pal Lekaj

Prokurimi publik është një nga fushat që merr pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës –MMPHI është njëra prej institucioneve që e shpenzon buxhetin nga ajo fushë.

Lajme

01/05/2021 19:43

Menaxhmenti i ri i MMPHI është duke u përballur me punët të planifikuara keq nga ish-qeverisja e AAK-së. Nëntë aneks kontrata janë nënshkruar nga prokurimi i kësaj ministri për projektet që kishin nisur në kohën kur në këtë ministri ishte ministër Pal Lekaj.

Në disa prej këtyre projekteve, punët shtesë, siç ka mësuar lajmi.net ishin aprovuar kur në ministri ishte ministër, Arban Abrashi, por të cilat nuk ishin iniciuar për procedurë të lidhjes së kontratës.

Njoftimet për dhënie të kontratës janë ngarkuar në E-Prokurim, dy ditë pasi ishte bërë njoftimi për aneks-kontrata e parë që kishte të bënte me punët në Brezovicë, punimet në të cilin vend është duke i kryer kompania “Bageri”, e cila ishte punëdhënëse e zv. ministrit Hysen Durmishi para se të merrte detyrën në ministri.

2 milionë e 25 mijë euro është vlera e 9 ankesë kontratave për punët shtesë, projekte të cilat kanë filluar kryesisht para dy viteve.

Në disa pjesë (lote) të disa projekteve kanë dal punë shtesë. Në projektin “Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës ,,Rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur-Dragash-Brod, Loti 1 – A1” kanë dal punë shtesë në vlerë prej 47 309,38 euro dhe punimet është duke i kryer kompania “Renelual Tahiri” SH.P.K. Kjo kompani ka nënshkruar edhe një tjetër kontratë për këtë projekte, por në një segment tjetër rrugorë: “Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës ,,Rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur-Dragash-Brod, Loti 1 – A2”, në vlerë prej 330 091,01 euro.

Tek projekti “Rehabilitimi i rrugës Rajonale Zhur-Dragash-Brod, Loti 2”, punët shtesë i janë aprovuar edhe kompanisë “KAG – Asphalt Company SH.P.K” në vlerë prej 316 528,33 euro.

Ndersa, tek “Rehabilitimi i rrugës Regjionale R 117 Rahovec – Suharek”, po ashtu është duke i kryer punimet kompania “Renelual Tahiri” SH.P.K në vlera 88 336,24 euro.

Tek “Zgjerimi i rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë, Lot 3” është duke punuar “VIA SH.P.K.; EUROKOS HOLDING”, punët e të cilës janë aprovuar në vlerë prej 394 631,24 euro.

Kompanisë  “R & Rukolli” i janë aprovuar punët në vlërë prej 149 785,99 euro për projektin “Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës ,,Ndërtimi i Rrugës Nacionale N2, Nedakovc – Smerkovnicë, Lot 3

Kurse për “Rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planje-Mazrek-Liken i Hasit – Ramja e Dëshmorëve” janë aprovuar punët në vlerë prej 48 445,44 eurove për kompaninë “KAG – Asphalt Company” SH.P.K

“Zgjerimi i rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Rakovinë- Dollc, Lot 3”, “Lika Trade” Sh.p.k.në vlerë prej 523 913,10 euro.

“Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale R115, Gerlic e Epërme – Shterpcë – Brezovicë dhe Rruga 210 Brezovicë – Qendra e Skijimit, Lot 1”, ku po punon kompania  “Bageri” janë aprovuar punët në vlerë prej 126 606,79 euro.

Aneks kontratat janë paraparë me Ligjin e Prokurimit Publik sepse gjatë ndërtimit kompanitë mund të hasin në vështirësi që nuk do të mund të parashiheshin në kontratën bazë. Megjithëkëtë në shumë prej ankesë kontratave shihet që punët shtesë që janë aprovuar mund të ishin përfshirë në kontratën bazë. P.sh. Punët shtesë në: Zgjerimi i rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë, L 31 km.

Paramana e “Rehabilitimi i rrugës Regjionale R 117 Rahovec – Suhareke”:

Autoritetet kontraktuese për prokurimet që i zhvillojnë mund të zgjedhin ose procedurën e hapur ose procedurën e kufizuar, cilëndo prej tyre për cilindo prokurim. Procedurat tjera, në veçanti procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, mund t’i përdorin vetëm pas plotësimit të kushteve ligjore.

Ndërkohë, punët shtesë janë aprovuar në vlerë të 10% të vlerës së përgjithshme të kontratës së parë.

“Kontratë punë ose shërbime para sheh punët: që nuk janë përfshirë në kontratën origjinale që u nënshtrohen disa kushteve të caktuara si shërbimet ose punët shtesë, nuk mund të ndahen në mënyrë teknike ose ekonomike, megjithëse janë tejet të nevojshme për kompletim, si dhe vlera nuk është më shumë se 10 % e vlerës së kontratës origjinale; për miratimin e kontratave të reja (për punë të reja) që përbëhen nga përsëritja e punëve ose shërbimeve të ngjashme që i janë besuar OE nga një kontratë paraprake (me kusht që janë në përputhje me projektin bazë, kjo mundësi është e zbuluar në tender, ndodh brenda 2 viteve pas lidhjes së kontratës si dhe vlera nuk është më shumë se 10% të vlerës së kontratës origjinale)”, thuhet në Ligjin e Prokurimit. /M.B -Lajmi.net/