Shtiu me armë zjarri, arrestohet një burrë në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri mëngjesin e së hënës, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte shtënë në ajër, derisa ndaj tij në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë. Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i…

Lajme

10/11/2025 18:29

Një person është arrestuar në Vushtrri mëngjesin e së hënës, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari kishte shtënë në ajër, derisa ndaj tij në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë.

Pas intervistimit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.

Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.