Shteti ua ndali subvencionet – Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët

Në Gjermani kanë shpërthyer protestat e bujqëve. Ata ankesën kryesore e kanë për çmimet e larta dhe koston e lartë të punës së tyre të cilët vështirë se mund ta vazhdojnë pa përkrahjen e shtetit. Qeveria socialdemokrate e kancelarit Olaf Scholz kishte paralajmëruar reduktimin e subvencioneve për fermerët, dhe kjo ka shtyrë ata që të…

Bota

08/01/2024 17:50

Në Gjermani kanë shpërthyer protestat e bujqëve.

Ata ankesën kryesore e kanë për çmimet e larta dhe koston e lartë të punës së tyre të cilët vështirë se mund ta vazhdojnë pa përkrahjen e shtetit.

Qeveria socialdemokrate e kancelarit Olaf Scholz kishte paralajmëruar reduktimin e subvencioneve për fermerët, dhe kjo ka shtyrë ata që të dalin në rrugë, shkruan lajmi.net.

Arësyeje tjetër se përse ata dolën në rrugë, është paralajmërimi se do të rriten taksat ndaj tyre.

Sindikata e tyre i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë pranë tyre.

Ata po ashtu kanë kërkuar rishqyrtimin e politikave bujqësore./Lajmi.net