Shteti ku COVID-19 s’ka të ndalur, afro 8 milionë raste dhe mbi 120 mijë vdekje

India vazhdon të regjistrojë numër të madh të infeksioneve ditore me koronavirus.

Bota

28/10/2020 09:56

Regjistrimi i rasteve të koronavirusit në Indi ka arritur në më pak se 10,000 larg shifrës 8 milionë, pasi 43,893 raste të reja u raportuan në 24 orët e fundit, treguan të dhënat nga ministria federale e shëndetësisë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Me gjithsejtë 7.99 milionë raste, India ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara pas Shteteve të Bashkuara, e cila ka një numër prej 8.7 milionë.

Rritja ditore ishte në rënie në Indi që nga kulmi në shtator, por ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se numrat mund të rriten përsëri gjatë sezonit në vazhdim të festivalit fetar hindu.

Vdekjet në Indi kanë qenë relativisht të ulëta, gjithsej 120,010, nga të cilat 508 vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit. /Lajmi.net/