Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërtojnë ambasadën më të shtrenjtë në botë (Foto)
Këto janë fotot e para nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë.

Bota
Bëhet fjalë për ambasadën amerikane në Londër.
Ambasada rrethohet nga një kanal uji, çka e bën të vështirë për të depërtuar terroristët.
Ambasada po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë.
Eksteriori i ambasadës do të jetë anti-plumb.
Ambasada do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.
Pranë ambasadës po ndërtohet një godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”.
Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe të parën pishinë në qiell. /Lajmi.net/