Shtesa 100 euro për fëmijët e pensionistët, Mustafa i PDK-së: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot t’i ndaj nga 100 euro për fëmijët nga 0-16 vjeç dhe pensionistët. Ky vendim ka nxitur shumë reagime nga opozita dhe shoqëria civile duke e konsideruar të pamjaftueshëm, shkruan lajmi.net. Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike, Arben Mustafa, u shpreh se me këtë vendim, pensionistët marrin vetëm 100 euro…

Lajme

22/12/2024 16:27

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot t’i ndaj nga 100 euro për fëmijët nga 0-16 vjeç dhe pensionistët.

Ky vendim ka nxitur shumë reagime nga opozita dhe shoqëria civile duke e konsideruar të pamjaftueshëm, shkruan lajmi.net.

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike, Arben Mustafa, u shpreh se me këtë vendim, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa me qeverisjen e PDK-së, do të marrin 1000 euro më shumë.

”Qeveria ndërmori veprimin e radhës si përpjekje për të mbuluar dështimin 4-vjeçar. Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”.

Postimi i tij i plotë në Facebook: