Shtëpitë që iu kanë shpëtuar uraganeve më të fuqishme në SHBA

Përgjatë 50 viteve të fundit, kompania e projektimit 'Deltec Homes' ka ndërtuar shtëpi rrethore që janë veçanërisht rezistente ndaj uraganeve, si të tipit Dorian.

Fun

15/09/2019 14:00

Deri më tani, të gjitha ndërtimet e kompanisë në Bahamas duket se kanë mbijetuar nga stuhia, sipas firmës, transmeton lajmi.net.

Dizajni i rrumbullakët i një shtëpie nga ‘Deltec’ e bën atë më aerodinamike sesa një strukturë tradicionale, drejtkëndore.

Për shkak se ndërtesat janë rrethore, era ka tendencë të rrjedhë rreth tyre në vend që të bëjë presion në njërën anë të shtëpisë.

Pjerrtësia e çatisë gjithashtu shmang presionin e erës, në krahasim me një çati të sheshtë, e cila mund të largohet lehtësisht gjatë një stuhie.

Kompania gjithashtu përdor dritare kompakte, të cilat janë të laminuara dhe zakonisht përmbajnë një fletë sintetike të brendshme në mënyrë që xhami të mos copëtohet nëse goditet nga ndonjë objekt.

Shtëpitë e kompanisë ndërtohen në fabrikën e Karolinës Veriore. /Lajmi.net/