Shtëpia me dritaret më të mëdha në botë

Kjo shtëpi e rinovuar në Antwerptë Belgjikës ka një palë dyer nga qelqi, që njihen dhe si “dritaret më të mëdha në botë”.

Fun

13/04/2018 16:03

Dritaret trekatëshe, të dizajnuar nga studioja belge Sculp IT, janë mbresëlënëse nga aspekti i dizajnit – qoftë për nga madhësia e tyre, qoftë dhe për peshën që kanë.

Të dy krahët e dritareve, që çojnë drejt oborrit të shtëpisë, kanë peshë rreth katër tonë ndërsa lartësia e tyre është mbi 6 metra.

dritaret e medha1

Ato po ashtu ofrojnë ndriçim mahnitës brenda shtëpisë, ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të kuzhinës dhe tryezarisë me oborrin e shtëpisë.

Qëllimi i vendosjes së këtyre dritareve, sipas projektuesve të tyre, është të sigurohet ndriçimi natyral brenda shtëpisë, në të tri katet e saj.

Dizajni dhe realizimi i këtyre dritareve, si dhe mënyra e hapjes së tyre, janë përshtatur me madhësinë dhe peshën që ato kanë.

dritaret e medha8dritaret e medha7dritaret e medha6dritaret e medha5dritaret e medha4dritaret e medha3

/ngjyra.com/