Shtëpia e Bardhë rrit masat e sigurisë për Presidentin Trump pas vrasjes së Charlie Kirk
Shtëpia e Bardhë ka marrë masa të shtuara sigurie për të mbrojtur Presidentin Donald Trump, pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, kanë bërë të ditur dy burime për CNN. Ceremonia përkujtimore e 11 shtatorit, ku mori pjesë presidenti Trump këtë mëngjes, u zhvendos nga lokacioni tradicional jashtë mureve të Pentagonit në një oborr të…

Bota
Shtëpia e Bardhë ka marrë masa të shtuara sigurie për të mbrojtur Presidentin Donald Trump, pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, kanë bërë të ditur dy burime për CNN.
Ceremonia përkujtimore e 11 shtatorit, ku mori pjesë presidenti Trump këtë mëngjes, u zhvendos nga lokacioni tradicional jashtë mureve të Pentagonit në një oborr të brendshëm, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, për vizitën e Trump-it sonte në Yankee Stadium, ku pritet të ndjekë ndeshjen mes New York Yankees dhe Detroit Tigers, do të ketë masa të rrepta sigurie në dhe përreth stadiumit në Bronx. Burime të afërta kanë konfirmuar se do të ketë kontrolle shtesë në të gjitha hyrjet, si dhe siguri të shtuar rreth zonës ku presidenti do ta ndjekë ndeshjen.
Trump kishte planifikuar që fundjavën ta kalonte në Trump Tower në New York, por një ditë më parë ndryshoi destinacion dhe tashmë do të qëndrojë në klubin e golfit në Bedminster, New Jersey.
Bedminster është një prej vendndodhjeve më të sigurta për lëvizjet e presidentit. Edhe vitin e kaluar, pas atentatit të dështuar kundër tij në Butler, Pensilvani, Trump ishte tërhequr në këtë rezidencë./lajmi.net/