Shtëpi për guximtarët, aty ku mund të keni fqinj ujkun e ariun

Një shtëpi në mes të hiçit e ëndërrojnë të gjithë ata që duan te arratisen nga smogu, trafiku dhe zhurma e makinave në qytet.

Fun

17/09/2019 11:02

Por shtëpitë në mes të pyllit e mbi pemë nuk janë për frikacakët, transmeton lajmi.net.

Disa të tilla gjenden në SHBA, Kanada, Suedi, Gjermani dhe ishuj turistik të Oqeanit Paqësor.

Në kohërat e mëhershme këto lloj shtëpish ndërtoheshin për t’u mbrojtur nga përmbytjet dhe egërsirat që jetonin në tokë.

Megjithatë, ditëve të sotme ka ndërruar qëllimi i saj, me shtëpitë prej druri që përdoren për pushime.

Ndiqini fotografitë e disa shtëpive në pemë, të cilat po tërheqin vëmendjen e shumë turistëve. /Lajmi.net/