​Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan vetëm brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Vetëm në Prishtinë, janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Një rast, ishte raportuar në 02:30 të mëngjesit, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë shoqëruar në…

Lajme

06/04/2026 10:50

Gjatë 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Vetëm në Prishtinë, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Një rast, ishte raportuar në 02:30 të mëngjesit, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

Dy raste të tjera në Prishtinë ishin raportuar në orën 23:15 dhe 23:10.

Në njërin rast, është raportuar një aksident në garazhën e banesës, ku qifti bashkëshortor kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervisimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në rastin tjetër, një femër është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuar. Viktima është intervistuar dhe rasti po vazhdon nën hetime.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës në familje kanë ndodhur në rajonin e Pejës.

Dje në orën 12:50 është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete dy të dyshuar një femër dhe mashkull kosovar. E dyshuara ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti po procedohet në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër, ndryshe ku viktima është mashkull, në Pejë është raportuar se i dyshuar mashkull kishte shkaktuar dhunë psikike dhe kishte kanosur babain e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në rajonin e Obiliqit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Palët janë shoqëruar në stacionin policor, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti i shtatë është raportuar në komunën e Gjakovës, ku u arrestua i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti kishte pasur diskutim me tone të larta me motrën e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.