Shqiptari kapet me heroinë, policia habitet ku e kishte fshehur

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar në Taranto, pasi është kapur me 22 kg heroinë në total.

Lajme

12/03/2019 16:52

Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet M.A.

Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në makinën e 31-vjecarit, ndërsa ka zbuluar brenda qeseve të airbagut të makinës 4 kilogramë e 200 gramë heroinë të ndarë në 8 pako.

Shqiptarit iu vendosën prangat, ndërsa ushtruan kontroll në banesën e tij, s hkruajnë mediat shqiptare.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën edhe 18 kilogramë heroinë në një garazh pranë banesës së tij gati për t’u shitur, si dhe pajisje, prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrolleve u gjetën edhe 90 kilogramë përzierës të ndryshëm për heroinën.

Policia sekuestroi të gjitha provat si dhe makinën e shqiptarit.